Sahihu i Buhariut — Hadithi 4264

45. Nënkapitulli: Beteja e Mu’tes në tokën e Shamit

4264. Nga: Abdullah ibn Omeri

Muhamed ibn Ebu Bekri më ka thënë: Na ka treguar Omer ibn Aliu, e ky nga Ismail ibn Ebu Halidi se Amir Shabiu tregon: “Kur Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) e përshëndeste të birin e Xhaferit, i thoshte: “Selami qoftë mbi ty, o biri i njeriut me dy krahë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4264

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?