Sahihu i Buhariut — Hadithi 4271

46. Nënkapitulli: Pejgamberi ﷺ e dërgoi Usame ibn Zejdin te fisi huruka nga xhuhejnët

4271. Nga: Seleme ibn Ekvai

Amër ibn Hafs ibn Gijathi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e ky nga Jezid ibn Ebu Ubejdi se Seleme ibn Ekvai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kam marrë pjesë me Pejgamberin ﷺ në shtatë beteja dhe në nëntë ekspedita, të cilat ai i dërgonte herë pas here. Ndonjëherë udhëheqës ishte Ebu Bekri, ndonjëherë Usama.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4271

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?