Sahihu i Buhariut — Hadithi 4282
49. Nënkapitulli: Ku e vendosi Pejgamberi ﷺ flamurin ditën e Çlirimit (të Mekës)?
4282. Nga: Usame ibn Zejdi
Sulejman ibn Abdurrahmani na ka thënë: Na ka treguar Sadan ibn Jahjai, e këtij i ka treguar Muhamed ibn Ebu Hafsa, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ali ibn Husejni, e ky nga Amër ibn Othmani se Usame ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se në kohën e Çlirimit të Mekës ka thënë: “O i Dërguari i Allahut, ku do të qëndrosh nesër?”
- “Vallë, a mos na ka lënë Akili ndonjë shtëpi?!” - tha Pejgamberi ﷺ.