Sahihu i Buhariut — Hadithi 4284

49. Nënkapitulli: Ku e vendosi Pejgamberi ﷺ flamurin ditën e Çlirimit (të Mekës)?

4284. Nga: Ebu Hurejra

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka treguar Shuajbi, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi, e ky nga Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nesër, në dashtë Allahu, kur Allahu të na japë Çlirimin (e Mekës), vendqëndrimi ynë do të jetë Hajfi, aty ku (paganët) janë betuar për mosbesim.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4284

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?