Sahihu i Buhariut — Hadithi 4289

50. Nënkapitulli: Hyrja e Pejgamberit ﷺ nga ana sipërme e Mekës

4289. Nga: Abdullah ibn Omeri

Lejthiu na ka thënë: Më ka treguar Junusi, e këtij i ka rrëfyer Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se, ditën e Çlirimit të Mekës, i Dërguari i Allahut ﷺ erdhi hipur mbi devenë e tij së bashku me Usame ibn Zejdin. Me të ishin edhe Bilali e Othman ibn Talhai kujdestarë të Qabesë. Pejgamberi ﷺ e uli devenë në Xhami dhe e urdhëroi Othmanin t'ia sjellë çelësin e Qabesë. Ai e hapi, ndërsa i Dërguari i Allahut ﷺ së bashku me Usame ibn Zejdin, Bilalin dhe Othman ibn Talhain hynë brenda. Aty qëndroi një kohë goxha të gjatë të ditës dhe, kur doli, njerëzit nxitonin kush të hynte brenda. Abdullah ibn Omeri ishte i pari që hyri, ku e gjeti Bilalin të qëndronte mbrapa derës dhe e pyeti: “Ku u fal Pejgamberi ﷺ?” Ai i tregoi vendin ku ai u fal.

Abdullahu thotë: “Harrova ta pyesja për numrin e rekateve që i kishte falur.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4289

Hadithe të ngjashme: Shiko (11)

Fjalë të panjohura?