Sahihu i Buhariut — Hadithi 4292
51. Nënkapitulli: Vendqëndrimi i Pejgamberit ﷺ ditën e çlirimit (të Mekës)
4292. Nga: Umu Hani bint Ebu Talibi
Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Amri se Ibn Ebu Lejla tregon: “Askush nuk na ka treguar se e ka parë Pejgamberin ﷺ që ta falë namazin e duhasë, përveç Umu Hanit (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Ajo ka theksuar se, ditën e Çlirimit të Mekës, Pejgamberi ﷺ është pastruar në shtëpinë e saj dhe i ka falur tetë rekate. Asnjëherë nuk e kam parë të jetë falur më shkurt, megjithëqë e plotësonte rukunë dhe sexhden.”