Sahihu i Buhariut — Hadithi 4299

53. Nënkapitulli: Qëndrimi i Pejgamberit ﷺ në Mekë gjatë kohës së Çlirimit

4299. Nga: Abdullah ibn Abasi

Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Shihabi, e ky nga Asimi, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Gjatë nëntëmbëdhjetë ditëve që qëndruam me Pejgamberin ﷺ në udhëtim, e shkurtonim namazin. Andaj, kur udhëtojmë (në vend të huaj dhe qëndrojmë atje) nëntëmbëdhjetë ditë, e shkurtojmë namazin. E, nëse qëndrojmë më shumë, atëherë e plotësojmë (namazin).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4299

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?