Sahihu i Buhariut — Hadithi 4314

55. Nënkapitulli: Ajeti: “Me të vërtetë, Allahu ju ka ndihmuar në shumë vende, si dhe në ditën e (luftës) së Hunejnit kur ju entuziazmoi numri i madh i juaj, por ai numër nuk ju solli dobi, asgjë, toka ju duk e ngushtë, edhe pse është e gjerë, prandaj u zmbrapsët duke vrapuar. Pastaj, Allahu ia dërgoi qetësinë e Tij Pejgamberit të vet dhe besimtarëve dhe e dërgoi ushtrinë, të cilën ju nuk e keni parë, e i dënoi ata që kanë mohuar. Ky është ndëshkimi i mohuesve. E, pas kësaj, Allahu e pranon pendimin për kë të dojë. Allahu është Falës dhe Mëshirues.”

4314. Nga: Abdullah ibn Ebu Eufai

Muhamed ibn Abdullah ibn Numejri na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Haruni se Ismail ibn Ebu Halidi tregon: “Ibn Ebu Eufait (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i pashë një plagë në dorë, e në atë rast ai më tha:

- E kam plagosur dorën në ditën e Hunejnit, me Pejgamberin ﷺ.

- Ke marrë pjesë në Hunejn? - e pyeta unë.

- Madje edhe para saj, - tha ai.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4314

Fjalë të panjohura?