Sahihu i Buhariut — Hadithi 4315

55. Nënkapitulli: Ajeti: “Me të vërtetë, Allahu ju ka ndihmuar në shumë vende, si dhe në ditën e (luftës) së Hunejnit kur ju entuziazmoi numri i madh i juaj, por ai numër nuk ju solli dobi, asgjë, toka ju duk e ngushtë, edhe pse është e gjerë, prandaj u zmbrapsët duke vrapuar. Pastaj, Allahu ia dërgoi qetësinë e Tij Pejgamberit të vet dhe besimtarëve dhe e dërgoi ushtrinë, të cilën ju nuk e keni parë, e i dënoi ata që kanë mohuar. Ky është ndëshkimi i mohuesve. E, pas kësaj, Allahu e pranon pendimin për kë të dojë. Allahu është Falës dhe Mëshirues.”

4315. Nga: Bera ibn Azibi

Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka treguar Sufjani se Ebu Is'haku tregon: “Një burrë vajti te Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe e pyeti: “O Ebu Umare! A ia ke kthyer shpinën frontit ditën e Hunejnit?” Ai iu përgjigj: “Sa më përket mua, unë dëshmoj për Pejgamberin ﷺ se ai nuk ia ktheu shpinën frontit, por ata që ishin në radhët e para të ushtrisë. Hevazinët i gjuajtën me shigjeta, ndërsa Ebu Sufjan ibn Harithi e mbante për kapistër mushkën e tij të bardhë, kurse Pejgamberi ﷺ thoshte: “Unë jam Pejgamberi! Kjo s'është mashtrim. Unë jam i biri i Abdulmutalibit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4315

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?