Sahihu i Buhariut — Hadithi 4320
55. Nënkapitulli: Ajeti: “Me të vërtetë, Allahu ju ka ndihmuar në shumë vende, si dhe në ditën e (luftës) së Hunejnit kur ju entuziazmoi numri i madh i juaj, por ai numër nuk ju solli dobi, asgjë, toka ju duk e ngushtë, edhe pse është e gjerë, prandaj u zmbrapsët duke vrapuar. Pastaj, Allahu ia dërgoi qetësinë e Tij Pejgamberit të vet dhe besimtarëve dhe e dërgoi ushtrinë, të cilën ju nuk e keni parë, e i dënoi ata që kanë mohuar. Ky është ndëshkimi i mohuesve. E, pas kësaj, Allahu e pranon pendimin për kë të dojë. Allahu është Falës dhe Mëshirues.”
4320. Nga: Abdullah ibn Omeri
Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Ejubi, e ky nga Nafiu se Omeri ka thënë: O i Dërguari i Allahut!... [t]: Muhamed ibn Mukatili më ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Ejubi, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Pasi u kthyem prej Hunejnit, Omeri e pyeti Pejgamberin ﷺ për një zotim që e kishte bërë në kohën e injorancës se do të bënte itikaf. Atëherë, Pejgamberi ﷺ e urdhëroi ta përmbushë zotimin.”
Disa kanë thënë: “E ka transmetuar Hamadi, e ky nga Ejubi, e ky nga Nafiu, e ky nga Ibn Omeri. Po ashtu e ka transmetuar Xherir ibn Hazimi dhe Hamad ibn Seleme nga Ejubi, e ky nga Nafiu, e ky nga Ibn Omeri, e ky nga Pejgamberi ﷺ.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 4320
Fjalë të panjohura?