Sahihu i Buhariut — Hadithi 4334

57. Nënkapitulli: Beteja e Taifit

Musa ibn Ukbe ka thënë: Ajo është zhvilluar në muajin sheval të vitit të tetë.

4334. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky e ka dëgjuar Kataden se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ mblodhi disa ensarë dhe u tha: “Kurejshët rishtazi kanë dalë nga mosbesimi e fatkeqësia, andaj desha t'i ngushëlloj e t'ua përfitoj zemrat. A nuk jeni të kënaqur që njerëzit e tjerë të kthehen me dynjanë, kurse ju të ktheheni në shtëpitë tuaja me të Dërguarin e Allahut ﷺ?” Ensarët thanë: “Po.” Pastaj, Pejgamberi ﷺ tha: “Sikur njerëzit të ndiqnin një luginë, kurse ensarët të ndiqnin një grykë, do ta ndiqja luginën a grykën e ensarëve.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4334

Hadithe të ngjashme: Shiko (12)

Fjalë të panjohura?