Sahihu i Buhariut — Hadithi 4338

58. Nënkapitulli: Ekspedita në drejtim të Nexhdit

4338. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e këtij i ka treguar Ejubi, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Pejgamberi ﷺ dërgoi një ekspeditë luftarake në drejtim të Nexhdit, në mesin e të cilëve isha edhe unë. Hisja e secilit prej nesh nga plaçka e luftës ishte dymbëdhjetë deve. Më pas, secilit iu dhurua nga një deve shtesë, kështu që u kthyem me nga trembëdhjetë deve.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4338

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?