Sahihu i Buhariut — Hadithi 4343

61. Nënkapitulli: Dërgimi i Ebu Musait dhe Muadhit në Jemen, para haxhit lamtumirës

4343. Nga: Ebu Musa Eshariu

Is'haku më ka thënë: Na ka treguar Halidi, e ky nga Shejbaniu, e ky nga Seid ibn Ebu Burde, e ky nga babai i tij se Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ e dërgoi atë në Jemen dhe e pyeti për pijet që prodhohen atje:

- “Çfarë pijesh përdorin?”

- Bit'ë dhe mizër, - tha Ebu Musai.

Seidi thotë: “E kam pyetur Ebu Burden: Çka është bit'ë?”

- Musht prej mjalti, kurse mizri është musht prej elbi, - tha ai.

- “Çdo gjë që deh është e ndaluar”, - i tha Pejgamberi ﷺ.

Xheriri dhe Abdulvahidi e transmetojnë nga Shejbaniu, e ky nga Ebu Burde.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4343

Hadithe të ngjashme: Shiko (13)

Fjalë të panjohura?