Sahihu i Buhariut — Hadithi 4358

64. Nënkapitulli: Beteja Dhatu Selasil

Ismail ibn Ebu Halidi ka thënë: "Ajo ishte e fisit lahm dhe xhudhame." Kurse Ibn Is'haku transmeton nga Jezidi, e ky nga Urve se ka thënë: "Ai është vendi i Belijit, udhrasë dhe i benu kajnit."

4358. Nga: Usame ibn Zejdi

Is'haku na ka thënë: Na ka rrëfyer Halid ibn Abdullahu, e ky nga Halid Hadhai se Ebu Othmani tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ e dërgoi Amër ibn Asin komandant në Betejën Dhatu Selasil.” Amri tha: “Pasi u ktheva, vajta te Pejgamberi ﷺ dhe e pyeta: “Kush është njeriu më i dashur te ti?”

- “Aishja”, - u përgjigj ai.

- Po prej burrave? - e pyeta.

- “Babai i saj”, - më tha.

- Pastaj kush?

- “Omeri”, - tha ai dhe numëroi disa njerëz të tjerë.

Atëherë heshta, nga frika se mos më përmendte të fundit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4358

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?