Sahihu i Buhariut — Hadithi 4363

67. Nënkapitulli: Haxhi i Ebu Bekrit, si udhëheqës i njerëzve në vitin e nëntë

4363. Nga: Ebu Hurejra

Sulejman ibn Davud Ebu Rabiu na ka thënë: Na ka treguar Fulejhu, e ky nga Zuhriu, e ky nga Humejd ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, Pejgamberi ﷺ caktoi Ebu Bekrin të udhëhiqte haxhin para atij (Haxhit) të Lamtumirës. Në ditën e Bajramit të Kurbanit, Ebu Bekri e urdhëroi atë që së bashku me disa të tjerë të thërrasë nëpër njerëz: “Pas këtij viti asnjë idhujtar të mos vijë në haxh dhe askush të mos bëjë tavaf i zhveshur rreth Qabesë!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4363

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?