Sahihu i Buhariut — Hadithi 4366

69. Nënkapitull

Ibn Is’haku ka thënë: "Beteja e Ujejne ibn Hisn ibn Hudhejfe ibn Bedrit kundrejt benu anberëve të fisit benu temim. Pejgamberi ﷺ e dërgoi atë tek ata, të cilët ai i sulmoi dhe zuri robër disa burra, gra dhe fëmijë."

4366. Nga: Ebu Hurejra

Zuhejr ibn Harbi më ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Umare ibn Kaëkai, e ky nga Ebu Zura se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Vazhdoj ta dua fisin benu temim, që kur e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke i thënë tri gjëra për ta. E kam dëgjuar të thotë: “Ata (benu temimët) do të jenë më të ashprit kundër Dexhallit.” E, kur një pjesëtare e tyre u robërua dhe iu dhurua Aishes, Pejgamberi ﷺ tha: “Liroje, sepse ajo është pasardhëse e Ismailit ﷺ.” Pastaj, kur erdhën lëmoshat e tyre, Pejgamberi ﷺ tha: “Këto janë lëmoshat e një populli, përkatësisht të popullit tim.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4366

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?