Sahihu i Buhariut — Hadithi 4367

69. Nënkapitull

Ibn Is’haku ka thënë: "Beteja e Ujejne ibn Hisn ibn Hudhejfe ibn Bedrit kundrejt benu anberëve të fisit benu temim. Pejgamberi ﷺ e dërgoi atë tek ata, të cilët ai i sulmoi dhe zuri robër disa burra, gra dhe fëmijë."

4367. Nga: Abdullah ibn Zubejri

Ibrahim ibn Musai më ka thënë: Na ka treguar Hisham ibn Jusufi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e ky nga Ibn Ebu Mulejke se Abdullah ibn Zubejri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Kur një grup kalorësish nga fisi benu temim shkuan te Pejgamberi ﷺ, Ebu Bekri tha: “Caktoje udhëheqës të tyre Kaëka ibn Mabed ibn Zurarin”, por Omeri tha: “Jo! Caktoje Akraë ibn Habisin.” Atëherë, Ebu Bekri tha: “Deshe vetëm të më kundërshtosh.”

- Nuk desha të të kundërshtoj, - ia ktheu Omeri.

Ata polemizuan, saqë e ngritën zërin. Atëherë zbriti: “O ju që keni besuar! Mos nxitoni para (urdhrit të) Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe kijeni frikë Allahun! Vërtet, Allahu dëgjon gjithçka dhe është i Gjithëdijshëm.” (Huxhurat, 1)

Referenca: Sahihu i Buhariut 4367

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?