Sahihu i Buhariut — Hadithi 4374
71. Nënkapitulli: Delegacioni i fisit benu hanife dhe tregimi i Thumame ibn Ethalit
4374. Nga: Abdullah ibn Abasi
Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Kam pyetur për fjalën e të Dërguarit të Allahut ﷺ: “Po shoh se ti qenke ai për të cilin jam lajmëruar në ëndërr.” Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) më tregoi se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Teksa po flija, pashë në ëndërr dy byzylykë të artë në duar, të cilët më bënë merak. Në ëndërr m'u shpall që t'u fryj. Kur u fryva, të dy (byzylykët) fluturuan, prandaj i komentova si dy gënjeshtarë që do të paraqiten pas meje: njëri është Ansiu, kurse tjetri Musejlime.”