Sahihu i Buhariut — Hadithi 4381

73. Nënkapitulli: Tregimi i banorëve të Nexhranit

4381. Nga: Hudhejfe ibn Jemani

Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky e ka dëgjuar Ebu Is'hakun, e ky nga Sileh ibn Zuferi se Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Banorët e Nexhranit shkuan te Pejgamberi ﷺ dhe i thanë: “Na dërgo një njeri besnik.” Atëherë, Pejgamberi ﷺ tha: “Do t'ju dërgoj një burrë besnik e shkuar besnikut.” Secili njeri lakmonte për vete të zgjidhej, por ai e dërgoi Ebu Ubejde ibn Xherrahun.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4381

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?