Sahihu i Buhariut — Hadithi 4390

75. Nënkapitulli: Ardhja e esharijinjve dhe banorëve të Jemenit

Ebu Musai tregon se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ata janë të mitë dhe unë jam i tyri.”

4390. Nga: Ebu Hurejra

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ju kanë ardhur banorët e Jemenit. Ata kanë zemra të buta dhe të dhimbshme. Dituria (e fesë) dhe urtësia janë jemenase.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4390

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?