Sahihu i Buhariut — Hadithi 4399

78. Nënkapitulli: Haxhi lamtumirës

4399. Nga: Abdullah ibn Abasi

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka treguar Shuajbi, e ky nga Zuhriu. [t]: Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Evzaiu, e këtij i ka rrëfyer Ibn Shihabi, e ky nga Sulejman ibn Jesari se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Në vitin e Haxhit të Lamtumirës, teksa Fadël ibn Abasi ishte i hipur (në kafshë) me të Dërguarin e Allahut ﷺ, erdhi një grua e fisit hatham dhe e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ:

- O i Dërguari i Allahut! Obligimi i haxhit që Allahu ua ka bërë robërve të Tij, babanë tim e ka gjetur të thyer në moshë. A i llogaritet atij nëse unë bëj haxh për të?

- “Po”, - i tha (Pejgamberi ﷺ).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4399

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?