Sahihu i Buhariut — Hadithi 4401

78. Nënkapitulli: Haxhi lamtumirës

4401. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Urve ibn Zubejri dhe Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, tregon: “Safije bint Hujejit, gruas së Pejgamberit ﷺ, i erdhën menstruacionet në Haxhin e Lamtumirës. Pejgamberi ﷺ pyeti:

- “Do të na vonojë?”

- Ajo e ka kryer tavafin e haxhit rreth Qabesë, o i Dërguari i Allahut, - i thashë.

- “Atëherë, le të niset!” - tha ai.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4401

Hadithe të ngjashme: Shiko (35)

Fjalë të panjohura?