Sahihu i Buhariut — Hadithi 4420

81. Nënkapitulli: Ndalja (pushimi) e Pejgamberit ﷺ në vendin Hixhër

4420. Nga: Abdullah ibn Omeri

Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Abdullah ibn Dinari se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ, në lidhje me banorët e Hixhrit, ka thënë: “Mos kaloni nëpër vendet e këtyre të dënuarve (prej popujve të mëhershëm), përveçse duke qarë, që të mos ju godasë ajo që i ka goditur ata.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4420

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?