Sahihu i Buhariut — Hadithi 4428

84. Nënkapitulli: Sëmurja dhe vdekja e Pejgamberit ﷺ

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Sigurisht që ti (o Muhamed) do të vdesësh një ditë e, sigurisht që edhe ata do të vdesin. Pastaj, në Ditën e Gjykimit, ju do të ziheni me njëri-tjetrin para Zotit tuaj!” (Zumer, 30-31)

4428. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Junusi transmeton nga Zuhriu, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ gjatë sëmundjes së vdekjes thoshte: “Oj Aishe, ende po e ndiej dhimbjen që ma pati shkaktuar ushqimi që e pata ngrënë në Hajber. Kjo është koha kur po e ndiej këputjen e damarit (të zemrës) nga ai helm.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4428

Fjalë të panjohura?