Sahihu i Buhariut — Hadithi 4429
84. Nënkapitulli: Sëmurja dhe vdekja e Pejgamberit ﷺ
Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Sigurisht që ti (o Muhamed) do të vdesësh një ditë e, sigurisht që edhe ata do të vdesin. Pastaj, në Ditën e Gjykimit, ju do të ziheni me njëri-tjetrin para Zotit tuaj!” (Zumer, 30-31)
4429. Nga: Abdullah ibn Abasi
Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullahu se Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Umu Fadël bint Harithi ka thënë: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke lexuar suren Murselat në namazin e akshamit, pas së cilës nuk na ka falur më asnjë namaz deri kur vdiq.”