Sahihu i Buhariut — Hadithi 4430
84. Nënkapitulli: Sëmurja dhe vdekja e Pejgamberit ﷺ
Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Sigurisht që ti (o Muhamed) do të vdesësh një ditë e, sigurisht që edhe ata do të vdesin. Pastaj, në Ditën e Gjykimit, ju do të ziheni me njëri-tjetrin para Zotit tuaj!” (Zumer, 30-31)
4430. Nga: Abdullah ibn Abasi
Muhamed ibn Arare na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Bishri, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Omer ibn Hatabi e afronte Ibn Abasin (duke e dalluar prej të tjerëve). Abdurrahman ibn Aufi i tha: “Edhe ne kemi djem sikurse ai.” Por, Omeri ia ktheu: “Ti e di pse po e veçoj, - ndërkohë iu kthye Ibn Abasit duke e pyetur për ajetin vijues: “Kur të vijë ndihma e Allahut dhe Çlirimi (i Mekës).” (Nasr, 1) Ai iu përgjigj: “Është fjala për vdekjen e të Dërguarit të Allahut ﷺ, që Allahu ia pati bërë të ditur.” Omeri i tha: “Kështu e di edhe unë.”