Sahihu i Buhariut — Hadithi 4433
84. Nënkapitulli: Sëmurja dhe vdekja e Pejgamberit ﷺ
Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Sigurisht që ti (o Muhamed) do të vdesësh një ditë e, sigurisht që edhe ata do të vdesin. Pastaj, në Ditën e Gjykimit, ju do të ziheni me njëri-tjetrin para Zotit tuaj!” (Zumer, 30-31)
4433. Nga: Abdullah ibn Abasi
4433, 4434 - Jesera ibn Safvan ibn Xhemil Lahmiu na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga babai i tij, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, teksa Pejgamberi ﷺ ishte në sëmundjen e vdekjes, e thirri Fatimen, të bijën e vet, dhe i tregoi një sekret, gjë që e bëri të qajë. Pastaj e thirri për së dyti dhe i tregoi diçka fshehtazi, gjë që e bëri të qeshë. Më vonë, e patëm pyetur për këtë, e ajo na pati thënë: “Pejgamberi ﷺ më tregoi se do të vdiste nga kjo sëmundje prej së cilës po vuante, andaj qava. Pastaj, sërish më tregoi se unë do të jem e para nga familja e tij që do t'i bashkohem, andaj qesha.”