Sahihu i Buhariut — Hadithi 4435
84. Nënkapitulli: Sëmurja dhe vdekja e Pejgamberit ﷺ
Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Sigurisht që ti (o Muhamed) do të vdesësh një ditë e, sigurisht që edhe ata do të vdesin. Pastaj, në Ditën e Gjykimit, ju do të ziheni me njëri-tjetrin para Zotit tuaj!” (Zumer, 30-31)
4435. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Sadi, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Dëgjoja se një pejgamber nuk vdes pa iu dhënë mundësia të zgjedhë mes dynjasë dhe ahiretit. Kështu, në sëmundjen e vdekjes, teksa Pejgamberit ﷺ i ishte marrë zëri, e dëgjova duke thënë: “E kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që Allahu i shpërbleu: (me) pejgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata!”, (Nisa, 69) e në atë rast kuptova se atij po i paraqitej mundësia për të zgjedhur.”