Sahihu i Buhariut — Hadithi 4439
84. Nënkapitulli: Sëmurja dhe vdekja e Pejgamberit ﷺ
Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Sigurisht që ti (o Muhamed) do të vdesësh një ditë e, sigurisht që edhe ata do të vdesin. Pastaj, në Ditën e Gjykimit, ju do të ziheni me njëri-tjetrin para Zotit tuaj!” (Zumer, 30-31)
4439. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Hibani më ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ sëmurej, i frynte vetes me suret kërkimmbrojtëse (Felek, Nas) dhe e fërkonte trupin me duar. Por, kur e kaploi sëmundja e vdekjes, unë i fryja me këto sure, ashtu siç i frynte vetvetes, dhe me duart e tij ia fërkoja trupin.”