Sahihu i Buhariut — Hadithi 4440

84. Nënkapitulli: Sëmurja dhe vdekja e Pejgamberit ﷺ

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Sigurisht që ti (o Muhamed) do të vdesësh një ditë e, sigurisht që edhe ata do të vdesin. Pastaj, në Ditën e Gjykimit, ju do të ziheni me njëri-tjetrin para Zotit tuaj!” (Zumer, 30-31)

4440. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Muala ibn Esedi na ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibn Muhtari, e këtij i ka treguar Hisham ibn Urve, e ky nga Abad ibn Abdullah ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa Pejgamberi ﷺ ishte i mbështetur tek unë, para se të vdiste, e dëgjova me vëmendje duke thënë: “O Allah! Më fal e më mëshiro dhe më bashko me shoqërinë (e lartë)!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4440

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?