Sahihu i Buhariut — Hadithi 4441

84. Nënkapitulli: Sëmurja dhe vdekja e Pejgamberit ﷺ

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Sigurisht që ti (o Muhamed) do të vdesësh një ditë e, sigurisht që edhe ata do të vdesin. Pastaj, në Ditën e Gjykimit, ju do të ziheni me njëri-tjetrin para Zotit tuaj!” (Zumer, 30-31)

4441. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Salt ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Hilal Vezani, e ky nga Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ, gjatë sëmundjes, prej së cilës nuk u çua më, ka thënë: “Allahu i mallkoftë hebrenjtë dhe të krishterët: varret e të dërguarve të tyre i kanë bërë faltore!” Ajo tha: “Po të mos ishte kjo fjalë, do të ekspozohej varri i tij. Ai frikësohej se varrin do t'ia shndërronin në faltore.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4441

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?