Sahihu i Buhariut — Hadithi 4459
84. Nënkapitulli: Sëmurja dhe vdekja e Pejgamberit ﷺ
Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Sigurisht që ti (o Muhamed) do të vdesësh një ditë e, sigurisht që edhe ata do të vdesin. Pastaj, në Ditën e Gjykimit, ju do të ziheni me njëri-tjetrin para Zotit tuaj!” (Zumer, 30-31)
4459. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Ez'heri, e këtij i ka rrëfyer Ibn Avniu, e ky nga Ibrahimi se Esvedi tregon se dikush, në prani të Aishes, përmendi se Pejgamberi ﷺ i ka lënë Aliut testament. Ajo tha: “Kush e ka thënë këtë, ndërkohë që unë e mbaja Pejgamberin ﷺ të mbështetur në gjoksin tim? Ai kërkoi një enë, pastaj u lëshua dhe vdiq, ndërsa unë nuk e hetova. E si ia paska lënë testamentin Aliut?!”