Sahihu i Buhariut — Hadithi 4460

84. Nënkapitulli: Sëmurja dhe vdekja e Pejgamberit ﷺ

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Sigurisht që ti (o Muhamed) do të vdesësh një ditë e, sigurisht që edhe ata do të vdesin. Pastaj, në Ditën e Gjykimit, ju do të ziheni me njëri-tjetrin para Zotit tuaj!” (Zumer, 30-31)

4460. Nga: Abdullah ibn Ebu Eufai

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Malik ibn Migveli se Talha ibn Musarrifi tregon: “E pyeta Abdullah ibn Ebu Eufain (Allahu qoftë i kënaqur me të!):

- Ka lënë Pejgamberi ﷺ testament?

- Jo, - më tha ai.

- E si u obliguan njerëzit të lënë testament? - ose ka thënë: - Si u urdhëruan për të?

- Ai la testament Librin e Allahut, - iu përgjigj Abdullahu.”1

Referenca: Sahihu i Buhariut 4460

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?