Sahihu i Buhariut — Hadithi 4484

12. Nënkapitulli: Ajeti: “Kur Ibrahimi dhe Ismaili ngritën themelet e Qabesë, u lutën: "O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka.”

﴾الْقَوَاعِدَ﴿ (El kavaid): themelet.

4484. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Salim ibn Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Abdullah ibn Muhamed ibn Ebu Bekri, e ky nga Abdullah ibn Omeri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, transmeton se Pejgamberi ﷺ iu drejtua asaj: “A nuk ke parë se, kur populli yt e kanë rindërtuar Qabenë, nuk e kanë vendosur tërësisht në themelet e Ibrahimit?” I thashë: “O i Dërguari i Allahut, pse nuk po e kthen në themelet e Ibrahimit?” Ai tha: “Sikur populli yt të mos ishin kaq afër me kohën e kufrit (do ta bëja)! Abdullah ibn Omeri ka thënë: “Nëse Aishja e paska dëgjuar këtë prej të Dërguarit të Allahut ﷺ, atëherë mendoj se arsyeja pse i Dërguari i Allahut ﷺ nuk i prekte dy këndet e tjera, që janë afër hixhrit, është se Qabeja nuk është rindërtuar në themelet e Ibrahimit ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4484

Hadithe të ngjashme: Shiko (8)

Fjalë të panjohura?