Sahihu i Buhariut — Hadithi 4501

26. Nënkapitulli: Ajeti: “O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, në mënyrë që të bëheni të devotshëm.”

4501. Nga: Abdullah ibn Omeri

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ubejdullahu, e këtij i ka rrëfyer Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se ditën e Ashures e agjëronin edhe njerëzit e periudhës paraislame, por, kur u obligua Ramazani, Pejgamberi ﷺ tha: “Kush dëshiron, le ta agjërojë (ditën e Ashures), e, kush nuk dëshiron, të mos e agjërojë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4501

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?