Sahihu i Buhariut — Hadithi 4519

36. Nënkapitulli: Ajeti: “Nuk është gjynah të kërkoni nga Zoti juaj ndonjë të mirë...”

4519. Nga: Abdullah ibn Abasi

Muhamedi më ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Ujejne, e ky nga Amri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Ukadhi, Mexhenia dhe Dhul Mexhazi kanë qenë tregje të periudhës paraislame. Prandaj, njerëzit disi e urrenin shitblerjen nëpër to përgjatë sezonit të haxhit. Atëherë zbriti ajeti: “Nuk është mëkat për ju të kërkoni begatitë e Zotit tuaj...” (Bekare, 198) përgjatë sezonit të haxhit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4519

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?