Sahihu i Buhariut — Hadithi 4526

41. Nënkapitulli: Ajeti: “Gratë tuaja janë vendmbjellje për ju, prandaj afrojuni vendmbjelljeve tuaja si të doni...”

4526. Nga: Abdullah ibn Omeri

Is'haku na ka thënë: Na ka rrëfyer Nadër ibn Shumejli, e këtij i ka rrëfyer Ibn Avniu se Nafiu tregon: “Kur Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) lexonte Kuran, nuk fliste asgjë derisa e përfundonte. Një ditë, e përcolla teksa e lexonte suren Bekare dhe, kur arriti në një vend, tha: “Vallë, e di për çfarë ka zbritur ky ajet?” I thashë: “Jo.” Ai tha: “Ka zbritur për këtë e atë.” Pastaj e vazhdoi leximin.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4526

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?