Sahihu i Buhariut — Hadithi 4528

41. Nënkapitulli: Ajeti: “Gratë tuaja janë vendmbjellje për ju, prandaj afrojuni vendmbjelljeve tuaja si të doni...”

4528. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ibn Munkediri se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Hebrenjtë thoshin se, nëse dikush bën marrëdhënie me bashkëshorten e vet nga mbrapa (në organin gjenital të saj), fëmija del syshtrembër. Atëherë zbriti ajeti: “Gratë tuaja janë vendmbjellje për ju, prandaj afrojuni vendmbjelljeve tuaja si të doni...” (Bekare, 223)

Referenca: Sahihu i Buhariut 4528

Fjalë të panjohura?