Sahihu i Buhariut — Hadithi 4529

42. Nënkapitulli: Ajeti: “Kur t’i shkurorëzoni gratë tuaja dhe ato të kenë plotësuar kohën e pritjes, mos i pengoni ato që të martohen përsëri me burrat e tyre...”

4529. Nga: Makil ibn Jesari

Ubejdullah ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Amir Akadiu, e këtij i ka treguar Abad ibn Rashidi, e këtij i ka treguar Haseni, e këtij i ka treguar Makil ibn Jesari, i cili ka thënë: “Motrën time e kërkonin për martesë.” Ibrahimi transmeton nga Junusi, e ky nga Haseni, e këtij i ka treguar Makil ibn Jesari. Ebu Mameri na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e këtij i ka treguar Junusi se Haseni tregon se motrën e Makil ibn Jesarit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e shkurorëzoi burri i vet dhe e la derisa i kaloi koha e pritjes, e në atë rast kërkoi të martohej me të për së dyti, por Makili refuzoi. Atëherë zbriti ajeti: “... mos i pengoni ato që të martohen përsëri me burrat e tyre...” (Bekare, 232)

Referenca: Sahihu i Buhariut 4529

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?