Sahihu i Buhariut — Hadithi 4530

43. Nënkapitulli: Ajeti: “Gratë të cilave iu vdes burri, duhet të presin katër muaj e dhjetë ditë (pas vdekjes së tij). Pas kalimit të këtij afati, ju nuk jeni përgjegjës për çfarë bëjnë ato me jetën e tyre sipas rregullave. Allahu e njeh mirë çdo vepër që ju bëni.”

﴾يَعۡفُونَ﴿ (jafune): japin (237).

4530. Nga: Othman ibn Afani

Umeje ibn Bistami më ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e ky nga Habibi, e ky nga Ibn Ebu Mulejke se Ibn Zubejri tregon: “E pyeta Othman ibn Afanin (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Ajeti “Gratë të cilave iu vdes burri...” (Bekare, 234) është shfuqizuar nga një ajet tjetër. Vallë, pse po e shkruan ose pse po e lë të shkruar?” Ai më tha: “O djali i vëllait tim, asgjëje nuk ia ndryshoj vendin (në Kuran).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4530

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?