Sahihu i Buhariut — Hadithi 4537

48. Nënkapitulli: Ajeti: “Kur Ibrahimi tha: "O Zoti im! Tregomë si i ngjall të vdekurit!...”

﴾فَصُرْهُنَّ﴿ (Fesur hun): copëtoji.

4537. Nga: Ebu Hurejra

Ahmed ibn Salihu na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ebu Seleme dhe Seidi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ne jem më meritorë që të dyshojmë sesa Ibrahimi ﷺ kur ka thënë: “O Zoti im! Tregomë si i ngjall të vdekurit! - Zoti i tha: A nuk beson? - Besoj, - iu përgjigj Ibrahimi, por dëshiroj të më qetësohet zemra.” (Bekare, 260)

Referenca: Sahihu i Buhariut 4537

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?