Sahihu i Buhariut — Hadithi 4542
53. Nënkapitulli: Ajeti: “... atëherë ju është shpallur luftë nga Allahu dhe i Dërguari i Tij...”
4542. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Mensuri, e ky nga Ebu Duha, e ky nga Mesruku se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Kur zbritën ajetet e fundit të sures Bekare, Pejgamberi ﷺ i lexoi në xhami dhe e ndaloi edhe tregtimin me alkool.”