Sahihu i Buhariut — Hadithi 4546
57. Nënkapitulli: Ajeti: “I Dërguari beson në atë (Kuranin) që i është shpallur nga Zoti i tij...”
Ibn Abasi ka thënë: ﴾إِصْرًا﴿ (Isran): kushtëzim (286). ﴾غُفْرَانَكَ﴿ (Gufraneke): faljen tënde, pra, na fal ne! (285)
4546. Nga: Abdullah ibn Omeri
Is'hak ibn Mensuri më ka thënë: Na ka rrëfyer Revhu, e këtij i ka rrëfyer Shuëbe, e ky nga Halid Hadhai se Mervan Asferi transmeton nga njëri prej sahabëve të Pejgamberit ﷺ, - mendoj se ka qenë Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), - se ka thënë: “Ajetin: “... Edhe nëse e tregoni ose e fshihni çfarë keni në shpirtin tuaj...”, (Bekare, 284) e ka shfuqizuar ajeti pas tij.”