Sahihu i Buhariut — Hadithi 4547

58. Nënkapitulli: Ajeti: “... prej të cilit, ka ajete që janë të qarta...”

Muxhahidi ka thënë: "Fjala është për hallallin dhe haramin, ndërsa pjesa: ﴾‏وَأُخَرُ مُتَشَابِهَاتٌ‏﴿ “... Kurse disa (vargje) të tjera janë jo krejtësisht të qarta (me kuptime alegorike)...” nënkupton se ajetet e sqarojnë njëra-tjetrën (Ali Imran , 7); sikurse ajetet: ﴾‏وَمَا يُضِلُّ بِهِ إِلاَّ الْفَاسِقِينَ‏‏﴿ “... Ai i lë në humbje vetëm gjynahqarët e mëdhenj.” (Bekare, 26) ﴾‏وَيَجْعَلُ الرِّجْسَ عَلَى الَّذِينَ لاَ يَعْقِلُونَ‏﴿ “... Ai e zbret zemërimin e Tij mbi ata që s’mendojnë.” (Junus, 100) ﴾‏‏وَالَّذِينَ اهْتَدَوْا زَادَهُمْ هُدًى وَآتَاهُمْ تَقْوَاهُمْ‏﴿ “Sa për ata që ndjekin rrugën e drejtë, Ai ua shton udhëzimin dhe u jep devotshmëri e vetëpërmbajtje.” (Muhamed, 17) ﴾زَيْغٌ﴿ (Zejgun): dyshim. Allahu ka thënë: ﴾‏فَيَتَّبِعُونَ مِا تَشَابَهَ مِنْهُ ابْتِغَاءَ الْفِتْنَةِ‏﴿ "...ndjekin vargjet më pak të qarta, duke kërkuar të krijojnë pështjellim." ﴾وَالرَّاسِخُونَ فِي العِلْمِ‏﴿ “... Ndërsa ata që janë thelluar në dijeni": Ata që e dinë komentimin e atyre ajeteve; ﴾ يَقُولُونَ ءَامَنَّا بِهِۦ كُلّٞ مِّنۡ عِندِ رَبِّنَاۗ وَمَا يَذَّكَّرُ إِلَّآ أُوْلُواْ ٱلۡأَلۡبَٰبِ﴿ "... thonë: "Ne i besojmë (Kuranit). Të gjitha këto (vargje) janë nga Zoti ynë! Këtë e kuptojnë vetëm mendarët.” (Ali Imran, 7)

4547. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Ibrahim Tusteriu, e ky nga Ibn Ebu Mulejke, e ky nga Kasim ibn Muhamedi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut e lexoi këtë ajet: “Është Ai që të ka shpallur ty (Muhamed) Librin, disa ajete të të cilit janë të qarta e me kuptim të drejtpërdrejtë. Ato janë themelet e Librit. Kurse disa (ajete) të tjera janë jo krejtësisht të qarta (me kuptime alegorike). Ata, zemrat e të cilëve priren nga e pavërteta, ndjekin ajetet më pak të qarta, duke kërkuar të krijojnë pështjellim dhe duke kërkuar t'i komentojnë sipas dëshirës së vet. Por, kuptimin e tyre të vërtetë e di vetëm Allahu. Ndërsa ata që janë thelluar në dijeni, thonë: “Ne i besojmë (Kuranit). Të gjitha këto (ajete të qarta e alegorike) janë nga Zoti ynë! Këtë e kuptojnë vetëm mendarët.” (Ali Imran, 7) - dhe tha: “Kur t'i shohësh ata që ndjekin ajetet jo krejtësisht të qarta, këta janë ata të cilët Allahu i ka përmendur. Andaj, ruaju prej tyre!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4547

Fjalë të panjohura?