Sahihu i Buhariut — Hadithi 4552

60. Nënkapitulli: Ajeti: “Vërtet, ata që e shkëmbejnë premtimin dhe betimin e tyre ndaj Allahut me një vlerë të vogël, nuk do të kenë asnjë të mirë në jetën e ardhshme. Allahu nuk do t’u flasë atyre, nuk do t’i shikojë në Ditën e Kiametit dhe nuk do t’i pastrojë prej gjynaheve e për ta do të ketë dënim të dhembshëm.”

4552. Nga: Abdullah ibn Abasi

Nasr ibn Ali ibn Nasri na ka thënë: Na ka treguar Abdullah ibn Davudi, e ky nga Ibn Xhurejxhi se Ibn Ebu Mulejke tregon për dy gra se, teksa po punonin së bashku në një shtëpi, njëra doli me një fëndyell të ngulur në dorë dhe pretendonte se këtë ia kishte bërë gruaja tjetër. Kështu, i dërguan tek Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili tha: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Sikur njerëzve t'u jepej në bazë të pretendimeve të tyre, do të shkonin gjaqet dhe pasuritë e disa njerëzve.” Rikujtojani asaj Allahun dhe lexojani këtë ajet: “Vërtet, ata që e shkëmbejnë premtimin dhe betimin e tyre ndaj Allahut me një vlerë të vogël...” (Ali Imran, 77) Kështu, e këshilluan dhe ajo pranoi.
Ibn Abasi thotë se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Betimin duhet ta bëjë i akuzuari.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4552

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?