Sahihu i Buhariut — Hadithi 4561

67. Nënkapitulli: Ajeti: “... të Dërguarin e kishit prapa e ju thërriste...”

Ibn Abasi, për Fjalën e Allahut ﴾إِحْدَى الْحُسْنَيَيْنِ﴿ "Njërën prej dy mirësive," ka thënë se është për qëllim ose fitorja, ose shehidllëku (Teube, 52).

4561. Nga: Bera ibn Azibi

Amër ibn Halidi na ka thënë: Na ka treguar Zuhejri, e këtij i ka treguar Ebu Is'haku se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Betejës së Uhudit, Pejgamberi ﷺ e vendosi komandant të këmbësorisë Abdullah ibn Xhubejrin, të cilët u kthyen me disfatë.” Kjo ishte: “Kur i Dërguari i thërriste nga prapa, - ndërkohë me Pejgamberin ﷺ nuk kishin mbetur më shumë se dymbëdhjetë persona.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4561

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?