Sahihu i Buhariut — Hadithi 4562

68. Nënkapitulli: Ajeti: “... ju dërgoi qetësinë - një gjumë, që kaploi një grup prej jush...”

4562. Nga: Ebu Talha Ensariu

Is'hak ibn Ibrahim ibn Abdurrahman Ebu Jakubi na ka thënë: Na ka treguar Husejn ibn Muhamedi, e këtij i ka treguar Shejbani, e ky nga Katadja, e këtij i ka treguar Enesi se Ebu Talhai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Duke qenë nëpër pozicionet tona në Betejën e Uhudit, na kaploi dremitja. Kështu, shpata më binte nga dora, e unë e merrja. Sërish më binte, e unë sërish e merrja.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4562

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?