Sahihu i Buhariut — Hadithi 4563
70. Nënkapitulli: Ajeti: “(Shpërblim kanë edhe ata) të cilëve njerëzit (hipokritë) u thanë: "Njerëzit po mblidhen kundër jush, prandaj frikësohuni! Kjo gjë ua shtoi atyre besimin dhe thanë: "Neve na mjafton Allahu, sa mbrojtës i mirë është Ai!”
4563. Nga: Abdullah ibn Abasi
Ahmed ibn Junusi mendoj se na ka thënë: Na ka treguar Ebu Bekri, e ky nga Ebu Hasini, e ky nga Ebu Duha se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), për ajetin: “... Neve na mjafton Allahu, sa mbrojtës i mirë që është Ai!” (Ali Imran, 173) ka thënë: “Këto fjalë i ka thënë edhe Ibrahimi ﷺ, kur është hedhur në zjarr, e edhe Muhamedi ﷺ, kur hipokritët i thanë: “Njerëzit po mblidhen kundër jush, prandaj frikësohuni!” Kjo gjë ua shtoi atyre besimin dhe thanë: “Neve na mjafton Allahu, sa mbrojtës i mirë që është Ai!” (Ali Imran, 173)