Sahihu i Buhariut — Hadithi 4564
70. Nënkapitulli: Ajeti: “(Shpërblim kanë edhe ata) të cilëve njerëzit (hipokritë) u thanë: "Njerëzit po mblidhen kundër jush, prandaj frikësohuni! Kjo gjë ua shtoi atyre besimin dhe thanë: "Neve na mjafton Allahu, sa mbrojtës i mirë është Ai!”
4564. Nga: Abdullah ibn Abasi
Malik ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Israili, e ky nga Ebu Hasini, e ky nga Ebu Duha se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Fjalët e fundit të Ibrahimit ﷺ kur e hodhën në zjarr ishin: “Më mjafton Allahu, sa mbrojtës i mirë që është Ai!”