Sahihu i Buhariut — Hadithi 4582

86. Nënkapitulli: Ajeti: “Si do të bëhet kur prej çdo populli të sjellin dëshmitarë dhe të të sjellin ty (o Muhamed!) për dëshmitar mbi të gjithë ata?!”

﴾نَّطْمِسَ وُجُوهًا﴿ (Natmisu vuxhuhen): t’ua fshijmë fytyrat e t’u bëhen sikurse pjesa e prapme e kokës (47); ﴾بِجَهَنَّمَ سَعِيرًا﴿ (Seira): lëndë djegëse (55).

4582. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Sadaka na ka thënë: Na ka rrëfyer Jahjai nga Sufjani, e ky nga Sulejmani, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Abide, e ky nga Abdullahu se Jahjai thotë se kjo është një pjesë e hadithit, të cilin Amër ibn Murra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ më tha: “Më lexo Kuran!” E pyeta: “Të të lexoj ty, ndërkohë ty të ka zbritur?!” Ai më tha: “Kam dëshirë ta dëgjoj prej dikujt tjetër.” Kështu, ia lexova suren Nisa, derisa arrita tek ajeti: “Si do të bëhet kur prej çdo populli të sjellin dëshmitarë dhe të të sjellin ty (o Muhamed!) për dëshmitar mbi të gjithë ata?!” (Nisa, 41) Ai më tha: “Ndal!” dhe pashë se i lotonin sytë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4582

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?